Ballina Lajme nacionale Bulqizë, breshëri plumbash në drejtim të inspektorëve të Tiranës

Bulqizë, breshëri plumbash në drejtim të inspektorëve të Tiranës

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Inspektorë të Mjedisit nga Tirana, të ndodhur për inspektim në Bulqizë janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga një prej inspektorëve që ishin pjesë e inspektimit. Mësohet se në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin katër inspektorët, kanë qëlluar pak më parë, persona ende të paidentifikuar.

“BalkanWeb” mëson gjithashtu se bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kontroll në Tërnovë të Bulqizës edhe inspektorë të Dibrës.

Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lënduar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.

---- ----
-----