Ballina Lajme vendore Bujanoci dhe Presheva nuk ka as të dyshuar e as të infektuar...

Bujanoci dhe Presheva nuk ka as të dyshuar e as të infektuar me COVID-19

156
SHPËRNDAJE

Raporti i fundit epidemiologjik nga Enti për shëndet publik në Vranjë, deri tani nga Presheva dhe Bujanoci nuk ka as të dyshuar e as të infektuar!

Dy komunat Preshevë dhe Bujanoc sipas të dhënave të fundit mbeten të paprekura nga COVID-19, ndërsa mjekët dhe institucionet lokale vazhdimisht bëjnë thirrje për rrespektim të masave të ndërmarra nga shtabet emergjente.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me virusin koronar në Serbi është 303.

Deri më tani në Sërbi janë raportuar 4 persona që kanë humbur jetën nga COVID-19.