Ballina Sport Buffon nuk e mendon tërheqjen, dëshiron të rinovojë edhe për një vit...

Buffon nuk e mendon tërheqjen, dëshiron të rinovojë edhe për një vit me Juven

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Portieri legjendar italian Gianluiggi Buffon nuk ka ndërmend të varë këpucët mbi gozhdë.  Gardiani 42 vjeçar kërkon të rinovojë kontratën me Juventusin për të paktën edhe një sezon tjetër, e këtë dëshirë e ka shprehur edhe publikisht.

Ndonëse kishte dyshime, drejtuesit e klubit bardhezi, me urdhër edhe të presidentit Agnelli, kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën ish kapitenit dhe t’i ofrojnë një kontratë tjetër një vjeçare, për të qenë sërish numri 2 i kuadratit, pasi titullar është polaku Szczesny.

----

Gjatë këtij sezoni Buffon është aktivizuar në 7 ndeshje, duke i dhënë mundësi Szczesny-t të pushojë, por njëkohësisht duke ofruar garanci në kuadrat me pritjet e tij, që konfirmojnë se pavarësisht moshës, ende nuk i ka humbur reflekset.

----- ----