Ballina Sport “Buffon do drejtojë një kombëtare”, agjenti flet rreth “gardianit” legjendar

“Buffon do drejtojë një kombëtare”, agjenti flet rreth “gardianit” legjendar

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gigi Buffon nuk do të rinovojë kontratën me Juventusin. Muajin tjetër del lojtar i lirë, teksa akoma nuk dihet nëse do të firmosë me një ekip tjetër apo do të tërhiqet përfundimisht.

44 vjeç mbush legjenda e portës italiane në janarin e ardhshëm, ndërsa agjenti i tij, Silvano Martina flet për Radio Kiss Kiss rreth situatës së Buffon.

Pikë së pari, dua t’u them që as unë nuk ia kam idenë nëse do të tërhiqet pas largimit nga Juventusi apo do të nisë një tjetër aventurë si portier.

Karriera si trajner? Në të ardhmen e shoh vetëm si trajner kombëtaresh, jo klubesh, por nuk e përjashtoj që të largohet përfundimisht nga bota e futbollit.

Për momentin është i fokusuar te ndeshjet e kampionatit dhe finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantës, më pas do të marrë një vendim.

Gigi e di që nuk mund të pretendojë të luajë çdo ndeshje në të ardhmen, por ai mund të japë kontributin e tij edhe falë eksperiencës së madhe që ka.

Të gjithë e dinë historinë e Gigi Buffon“, deklaroi Silvano Martina, menaxheri i një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit. /abcnews.al

The post “Buffon do drejtojë një kombëtare”, agjenti flet rreth “gardianit” legjendar appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----