Ballina Sport Brozovic në merkato, derbi andaluzian për të preferuarin e Contes

Brozovic në merkato, derbi andaluzian për të preferuarin e Contes

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka përfunduar në merkato. Kroatit i përfundon kontrata me klubin milanez në qershor të vitit 2022 e deri më tani nuk ka patur asnjë sinjal rinovimi nga të dyja palët.

Sipas raportimit të “Fichajes.net”, ka një derbi andaluzian për shërbimet e tij. Kështu kemi një duel mes Sevillas e Real Betis, të cilat kanë shfaqur interes për 28-vjeçarin. Kujtojmë që çdo klub që e kërkon mesfushorin duhet të paguajë klauzolën e tij, e cila është plot 36 milionë euro.

Brozovic është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek zikaltrit dhe një nga të preferuarit e Antonio Contes. Nuk dihet nëse Interi do të heqë dorë nga ai, por nëse nuk shitet këtë verë atëherë rrezikojnë ta humbasin me parametra zero vitin e ardhshëm. /abcnews.al

The post Brozovic në merkato, derbi andaluzian për të preferuarin e Contes appeared first on Abc News.

---- ----
-----