Ballina Lajme nacionale Brnaqbit thotë se Hradinaj e ka siguruar se lajmi për ndalimin e...

Brnaqbit thotë se Hradinaj e ka siguruar se lajmi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është i pavërtetë

55
SHPËRNDAJE

Ana Brnabiq ka pohuar se Haradinaj i ka thënë se lajmi për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë është i pavërtetë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që t’u ndalojë hyrjen në territorin e Kosovës, të gjithë zyrtarëve serbë.

Ndaj këtij vendimi reaguan edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq të cilët e quajtën vendim të paprecedentë dhe shuplakë jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe BE-së dhe tërë bashkësisë ndërkombëtare.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka deklaruar se kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, i ka thënë asaj se lajmi për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, është i pavërtetë. Kështu të paktën shkruan sot Tanjugu serb, duke mos dhënë detaje të tjera, transmeton Reporteri.

Vendimi për t’u ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë në Kosovë sipas këshilltarit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj pasoi pas zhvillimeve të ditëve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku me mbështetjen politike të Beogradit, autoritetet e atjeshme dhe tregtarët kishin mbyllur për dy ditë të gjitha dyqanet në shenjë proteste ndaj taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur të gjitha importeve nga Serbia, shkruan Reporteri.

Kujtojmë se aktualisht në Poznan të Polonisë, po mbahet Samiti i Vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që rrjedh nga Procesi i Berlinit, ku po marrin pjesë kryeministrat e rajonit.

-----