Ballina Showbiz Brixhida i shkruan Koços: Më bëre të pasur, marrsh nga ditët e...

Brixhida i shkruan Koços: Më bëre të pasur, marrsh nga ditët e mia! (FOTOT)

20
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS dhe drejtuesi i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka festuar ditëlindjen dy ditë më parë.

Bashkëshortja e tij, Brixhida, i ka kushtuar një urim të veçantë ku e përmbyll me fjalët ‘marrsh nga ditët e mia dashuria ime’.

“Koço i dashur, Je bekim i zotit për mua! Të uroj jetë të gjatë e shumë të begatë, plot vepra të mira jo vetëm për familjen! Më bëre të lumtur, krenare dhe të pasur! Çdo ditë jona është e bukur, çdo çast është i jetuar plotësisht!  Marrsh nga ditët e mia dashuria ime! ❤❤”, shkruan Brixhida.

Një urim të veçantë ka bërë edhe vajza e tij, Besa ku ka publikuar edhe një foto të vjetër. Koço Kokëdhima ka lindur më 21 Prill 1959, në Qeparo, Himarë dhe është një ndër sipërmarrësit më të pasur në Shqipëri.