Ballina LifeBizare Britaniku shkon në SHBA për t’u martuar me një nga gratë më...

Britaniku shkon në SHBA për t’u martuar me një nga gratë më obeze të botës (FOTO)

76
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një burrë anglez vendosi që të linte jetën e tij në Britaninë e Madhe për t’u martuar në SHBA, me një nga gratë më obeze të botës. Simon Johnson e kishte njohur “online” amerikanen Shannon Lowery, e cila në një periudhë të jetës së saj ishte aq e shëndoshë sa nuk lëvizte dot nga krevati. “Shannon ka nevojë për ndihmë pothuajse në gjithçka që bën një person normal. Unë i shërbej me shumë kënaqësi. Nuk ka qenë e lehtë, por e mora parasysh që në fillim”, tregon Simon.

Kur vendosi që të kërkonte ndihmën e ekspertëve për rënien në peshë, Shannon peshonte rreth 335 kg, duke u bërë një nga gratë më të shëndosha në botë. Ajo thotë: “E urrej jetën time. Jam shumë e rëndë dhe mezi lëviz nga pesha. Kam shumë dhembje kur lëviz. Çohem vetëm kur më lan burri dhe kur shkoj në tualet”. Shannon ka nisur dietën dhe deri tani ka humbur 20 kg, por pranon se ka ende shumë rrugë për të bërë. Gjithashtu, ka nisur të shkojë 3 herë në javë në palestër. Bashkëshorti i saj thotë: “Është në rrugën e duhur, po punon edhe në palestër përveçse po mban dietë”.

The post Britaniku shkon në SHBA për t’u martuar me një nga gratë më obeze të botës (FOTO) appeared first on KOHA.

---- ----
-----