Ballina Lajme Bota/Rajoni Britania po mendon të rrisë taksat për pasurinë, mund të përfitojë 174...

Britania po mendon të rrisë taksat për pasurinë, mund të përfitojë 174 miliardë sterlina më shumë

20
SHPËRNDAJE

Qeveria britanike ka mundësinë që të marrë deri në 174 miliardë paund në vit më shumë në mënyrë që të menaxhojë krizën nga COVID-19, nëse pasuria taksohet me të njëjtën përqindje sa edhe të ardhurat e individit.

Ky është mendimi i ekspertit britanik të ekonomisë, Richard Murphy, profesor në City University në Londër.

Ai tha se të ardhurat e një individi po taksohen rreth 10 herë më shumë krahasuar me pasurinë dhe kjo pabarazi duhet që të jetë në qendër të çdo debati në lidhje me ata që duhet të paguajnë për pandeminë.

Duke i bërë një analizë periudhës nga 2011 deri në 2018, Murhy tha se të ardhurat e një individ janë taksuar mesatarisht me një përqindje 29,4%,  kurse pasuria, e cila është krijuar më së shumti nga rritja e çmimit të banesave dhe rritja e vlerave të pensioneve personale, është taksuar me 3.4%.

Sipas tij, kjo e ka bërë sistemin e taksave të Britanisë të bëjë hapa pas, sepse për fitimet nga pasuria e shtuar mundësohen kushte më të mira financiare, kurse taksat e këshillit, rrogat apo alkooli dhe duhani apo produkte të tjera , morën një përqindje më të madhe të të ardhurave të familjeve të varfra në vend.

-----