
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson në një konferencë për shtyp, u bëri thirrje britanikëve që të ndalojnë së shkuar në pabe, të punojnë nga shtëpia, ndërsa të moshuarit nga mosha 70 vjeç e sipër duhet që të shmangin kontaktet me personat e tjerë, si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë britanike shtoi së tepërmi msat ndaj pandemisë dhe bëri thirrje që të shagen në maksimum daljet.
“Numri i rasteve und të dyfishohet në çdo 5 javë nëse Britania nuk merr masa drakoniane”, tha Johnson. “Po u kërkojmë njerëzve të bëjnë diçka të vështirë, që do t’ua prishë jetesën”.
Kryeministri shtoi se Londra është disa javë përpara sa i përket përhapjes së koronavirusit.
Ai theksoi se periudha e kufizimit do të zgjasë deri 12 javë.