Ballina Lajme Bota/Rajoni Britani/ Numri i viktimave shkon në 335, kryeministri gati të vendosë masa...

Britani/ Numri i viktimave shkon në 335, kryeministri gati të vendosë masa më të ashpra

14
SHPËRNDAJE

Në Britaninë e Madhe numri i viktimave ditën e sotme ka shkuar në 54, duke e çuar të përgjithshmin në 335. Ndërkohë që numri i të infektuarve vete nga 5837 në 6650, një rritje me 800 persona.

Vetëm në Londër kanë humbur jetën 16 persona në 24 orët e fundit. Viktimat e vrara nga COVID-19 varionin nga mosha 47 deri në 105. Por shtimi i viktimave duket se do të nxisë kryeministrin Boris Johnson që sot në mbrëmje të dalë në konferencë për shtyp dhe të vendosë karantinën në të gjithë territorin e mbretërisë, ndërsa britanikët nuk i kanë marrë shumë seriozisht paralajmërimet e tij për të shmangur sa më shumë daljet.

Duket se Johnson do të vendosë të mbyllë dyqanet, e po ashtu do të nxjerrë patrulla policie në rrugë, që të mund të bëjë të mundur që të realizohet vetizolimi.

Nga kabineti i tij i kanë kërkuar të tilla masa, duke qenë se frika është e madhe që do të ketë më shumë viktima dhe të infektuar nëse nuk vihen në zbatim.

-----