Ballina Lajme Bota/Rajoni Britani/ Kryeministri Johnson nuk del nga spitali, mjekët janë të shqetësuar

Britani/ Kryeministri Johnson nuk del nga spitali, mjekët janë të shqetësuar

28
SHPËRNDAJE

Boris Johnson do të duhet që të kalojë edhe një tjetër natë në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa frika rritet për shkak të simptomave të COVID-19 që vazhdojnë të jenë serioze.

Sipas “Daily Mail”, doktorët janë të alarmuar sepse temperatura ende nuk është ulur, 10 ditë pasi Johnson shfaqi simptomat e virusit.

Vetë kryeministri falënderoi doktorët për kujdesin e treguar ndaj tij dhe punën e bërë.

Ndërkohë që ende nuk ka një datë se kur ai do të dalë nga spitali dhe do të rinisë punën, edhe pse nga stafi i tij sqaruan se mund ta ushtrojë detyrën edhe i shtruar.

Krahasuar me pacientë të tjerë të cilët akne qenë të izoluar në shtëpi, simptomat e Johnson-it kanë qenë më shqetësuese, e kjo ka bërë që ai të transferohet në spital.

-----