Ballina Lajme Bota/Rajoni Britani e Madhe/ E qëlloi me top, 25 vjeçarja i fik cigaren...

Britani e Madhe/ E qëlloi me top, 25 vjeçarja i fik cigaren adoleshentit

33
SHPËRNDAJE

Një grua u inatos së tepërmi me një adoleshent dhe ia fiki atij cigaren në krahë, vetëm se e goditi me top futbolli.

Ngjarja ndodhi në Llangefni, Uells, ku 25 vjeçarja Jeniffer Brown, e shtyu, e gjuajti dhe më pas i fiku cigaren një 16 vjeçari.

Çështja ka shkuar në gjykatë, ndërkohë që 25 vjeçarja tha se u ndie e provokuar nga muzika e lartë dhe nga sjellja e adoleshentit.

Në gjykatë, Brown tha se ajo po merrte mjekim për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

-----