Ballina Lajme Bota/Rajoni Britani/ 118 viktima në 24 orët e fundit, nga 1 qershori rihapen...

Britani/ 118 viktima në 24 orët e fundit, nga 1 qershori rihapen shkollat

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson njoftoi se shkollat do të rifillojnë hapjen graduale duke filluar nga 1 qershori.

“Në të njëjtën linjë me shtetet e tjera evropiane, edhe ne duam që fëmijët të rikthehen në klasat e tyre. Kjo duhet bërë në një mënyrë sa më të sigurt për studentët ku do të aplikohen masa të rrepta sanitare. Prej 1 qershorit do të hapen shkollat për ciklin e ulët nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.”, tha Johnson që shtoi se pjesa tjetër së bashku me gjimnazet do të rifillojnë pas datës 15 qershor.

----

Rifillimi i procesit mësimor do të bëhet nën disa rregulla të forta të vendosura nga qeveria. Johnson kërkon reduktimin e numrit të nxënësve për klasat e vogla.

Johnson deklaron se do të shtohen më shumë edhe pastrimet dhe dezinfektimet e klasave.

Këtë të diel u raportuan 118 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 36,793.

Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 2,409 ku gjithsej janë 259,559 të infektuar.

----- ----