Ballina AKTUALE Breznicë – Gjendet pa shenja jete trupi i Ibrahimit nga Shipashnica e...

Breznicë – Gjendet pa shenja jete trupi i Ibrahimit nga Shipashnica e Kamenicës

5667
SHPËRNDAJE

Familjarët e Ibrahimit nga Shipashnica dje kishin raportuar në organet e rendit si person të humbur Ibrahimin i cili nuk dëgjonte as nuk fliste, ndërsa sot është gjetur i vdekur në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit tek trafa.

Ibrahim Rexhepi ishte një person i dashur për rrethin shoqërorë dhe shum i shoqëruar me banorët e fshatit zakonisht ai në Hodonoc është ndjer si në fshatin e tij pasi që të gjith qytetarët të cilët e kan njohur Ibrahimin e kan njohur si një njeri shum i dashur për shoqërin dhe fëmijet, ai zakonisht ka frekuentuer Restaurantet e shumta në atë fshatë por shumicën e kohës ka qëndruar tek Restaurant “Emi”, pasi ka qenë i lidhur me stafin e Restaurant “Emi”, të cilët jan përkujdesur për ushqimin e tij gjat qëndrimit të tij në fshatin Hodonoc të komunës së Kamenicës lagjëja Katushnicës.

Policia e Serbies është duke e pritur autoritetet për hetuesi për marrjen e trupit të pajetë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se Policia e Kosovës do të filloj hetimet se si ka arritur të shkoj Ibrahimi në Breznicë./BujanociNet/

-----