Ballina Sport Brexit po ndryshon edhe futbollin anglez

Brexit po ndryshon edhe futbollin anglez

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, programuar për të ndodhur në fundin e këtij viti, më 31 dhjetor 2020. Por, gjasat janë që kur Britania e Madhe të ketë mbyllur hesapet e shkëputjes me Bashkimin Europian, futbolli të jetë pjesa më e dëmtuar dhe ajo që rrezikon më shumë është Premier League angleze, pasi baza e tyre është fokusuar te lojtarët e huaj.

Por tashmë, Brexit do të ndikojë direkt edhe në merkaton pas janarit. Futbollistët duhet të plotësojnë disa kushte në mënyrë që të firmosin me klubet britanike. Lojtarët do vlerësohen me një sistem pikëzimi në mënyrë që të marrin të drejtën e punësimit, pra për të luajtur në Angli.

Ky pikëzim do të jetë si pasojë e disa llogarive, siç janë paraqitjet në nivel kombëtaresh, si me ekipin A, ashtu edhe me atë të moshave. Një ndikim të madh do të ketë edhe kampionati me të cilin aktivizohet, cilësitë e klubit, progresi në turnetë kontinental, por edhe minutat në fushë.

“Qeveria duhet të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe sidomos vizat e punës për futbollistët. Nëse vazhdojnë kufizimet e nisura deri më tani, talentet e mundshëm që ne kërkojmë nga Europa kushtëzohen që të na zgjedhin si pasojë e këtë”, deklaron Presidenti i Stoke, Peter Coates.

Gjithashtu, kufizime do të ketë edhe për nënshkrimin me lojtarët të moshës deri në 21-vjeç. Në Premier League, numri i lojtarëve U-21 që nuk janë anglez do të jetë i kufizuar në tre në merkaton e janarit dhe gjashtë në gjithë sezonin. Sipas rregullave të FIFA-s, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të thotë gjithashtu që klubet nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë lojtarë nga jashtë vendit poshtë moshës 18 vjeç.

Qeveria britanike nga ana tjetër zotohet që të vazhdojë të ruajë “shkëlqimin” dhe “lulëzimin” e sportit britanik.

“Qeveria njeh vlerat e sportit në Britani dhe është e vendosur që të ruajë shkëlqimin e këtij sektori”, thuhet në një deklaratë të shkurtër publike të ministri të Sportit Nigel Huddleston, si përgjigje e shqetësimeve të ngritura nga disa klube futbolli dhe sporteve të tjera.

---- ----
----
-----
-----