Ballina Lajme Bota/Rajoni Brexit ende pa marrëveshje: Kush janë çështjet që ndajnë Britaninë me BE?

Brexit ende pa marrëveshje: Kush janë çështjet që ndajnë Britaninë me BE?

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson ranë dakord të shtunën për të “punuar intensivisht” për të zgjidhur “boshllëqet e konsiderueshme” që mbeten midis BE dhe MB në bisedimet mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

Një deklaratë e botuar nga Komisioni Evropian të shtunën tha se Von der Leyen dhe Johnson kishin rënë dakord mbi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë një video konference, por që të dy palët nuk mund të bien dakord mbi çështje kryesore.

Në deklaratën e përbashkët, ata thanë se “progres është arritur në javët e fundit, por që boshllëqe të konsiderueshme mbeten, veçanërisht në fushat e peshkimi dhe qeverisjes”.

Të dy liderët mbështetën komentet nga negociatorët kryesorë të premten, ku Michel Barnier i BE tha se “divergjencat e vazhdueshme serioze midis MB dhe bllokut mbeten pas raundit të fundit të bisedimeve midis dy palëve.”

Barnier tha në një deklaratë se kishte pasur “zhvillime të reja pozitive” gjatë raundit të fundit mbi tema që përfshijnë sigurinë e aviacionit, koordinimin e sigurimeve shoqërore dhe respektimin e të drejtave themelore dhe lirive individuale.

Por ai gjithashtu theksoi se kishte pasur “një mungesë përparimi në disa tema të rëndësishme” duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale, angazhimet për ndryshimin e klimës ose çmimet e karbonit.

Të dy palët mbeten të ndara për garancitë afatgjata për konkurrencën e hapur dhe të ndershme, një marrëveshje mbi peshkimin dhe mekanizmat e fuqishëm të zbatimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.(scan)

---- ----
----
----- ----
-----