Ballina Lajme Bota/Rajoni Brexit/ Çfarë fiton dhe çfarë humbet Britania e Madhe, po shqiptarët të...

Brexit/ Çfarë fiton dhe çfarë humbet Britania e Madhe, po shqiptarët të fituar apo të humbur!?

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 viteve të anëtarësimit, moment ky i cili shënon fundin e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri. Por, meqënse kemi arritur në këtë pikë, çfarë do të thotë Brexit për qytetarët britanik? Çfarë pritet të ndryshojë dalja nga unioni?

Si fillim, jo shumë përveç faktit se BE është një klub me 27 anëtarë tashmë dhe jo 28. Po ashtu, një periudhë tranzicioni 11-mujor ka filluar dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i përmbahet kryesisht rregullave të BE-së. Ndryshimet me të vërtetë të mëdha do të vijnë me përfundimin e këtij tranzicioni.

Më poshtë keni një listë të shtatë gjërave që pritet të ndryshojnë me Brexit dhe shtatë gjërave të tjera që do të qëndrojnë po njëllojë.

  1. Eurodeputetët e Mbretërisë së Bashkuar do të humbasin vendet e tyre në PE. Fytyra të njohura si Nigel Farage dhe Ann Ëiddecombe janë në mesin e 73 eurodeputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët automatikisht do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Evropian. Kjo sepse, në momentin e Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të lërë të gjitha institucionet dhe agjensitë politike të BE-së. Sidoqoftë, përveç Mbretërisë së Bashkuar që ndjek rregullat e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit për mosmarrëveshjet ligjore.
  2. Nuk ka më samite të BE-së

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson nuk mund të marrë pjesë në samitet e Këshillit të BE në të ardhmen së bashku me liderët e tjerë. Ai mund të bëhet pjesë e këtyre takimeve si i ftuar special, vetëm me kërkesë të tij nëse shpreh interesin për një situatë të caktuar. Po ashtu, Ministrat britanikë nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta të BE-së që vendosin gjëra të tilla si kufijtë e peshkimit.

  1. Ne do të dëgjojmë shumë për tregtinë

Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të fillojë të flasë me vendet në mbarë botën për vendosjen e rregullave të reja të tregtisë, për shit-blerjen e mallrave dhe shërbimeve. Ajo nuk ishte e lejuar të zhvillonte negociata zyrtare tregtare me vende si SH.B.A. dhe Australi, ndërsa ishte anëtare e BE. Përkrahësit e Brexit argumentojnë liria e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur për politikën e saj tregtare do të rrisë ekonominë.

Po ashtu është diskutuar edhe një marrëveshje tregtare Mbretëri e Bashkuar-BE. Marrëveshja sipas MB është një përparësi kryesore, me qëllim që tarifat shtesë për mallrat dhe pengesat e tjera tregtare të mos jenë të nevojshme pas tranzicionit. Megjithatë edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje tregtare, ajo nuk do të jetë në gjendje të hyjë në fuqi derisa të përfundojë periudha e tranzicionit.

  1. Pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar pritet të ndryshojnë ngjyrën

Pasaportat blu do të kthehen në më shumë se 30 vjet pas, deri në kohën kur u zëvendësuan nga modeli aktual i burgundy. Duke njoftuar ndryshimin në vitin 2017, atëherë Ministri i Emigracionit, Brandon Leëis, vlerësoi rikthimin në modelin “ikonik” blu dhe ar , të përdorur për herë të parë në 1921.

Përfundimi i ndryshimit të ngjyrës së pasaportave pritet të zgjas për disa muaj, nga mesi i këtij viti. Ndërkohë, Pasaportat ekzistuese burgundy do të vazhdojnë të jenë të vlefshme.

  1. Monedha Brexit

Rreth tre milion monedha përkujtimore 50 pound Brexit që mban datën “31 Janar” dhe mbishkrimi: “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet”, kanë hyrë në qarkullim ditën e djeshme. Monedha ka marrë një reagim të përzier, pasi mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE kanë thënë se ata refuzojnë të pranojnë atë. Qeveria kishte planifikuar të prezantonte një monedhë të ngjashme më 31 tetor, data kur Brexit ishte menduar më parë të ndodhte. Sidoqoftë, ato monedha duhej të shkriheshin dhe ricikloheshin pasi u zgjat afati.

  1. Departamenti i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar mbyllet

Ekipi që trajtoi negociatat në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe përgatitjet pa marrëveshje do të shpërbëhet në ditën e Brexit. Departamenti për Daljen nga Bashkimi Evropian u krijua nga ish Kryeministrja Theresa May në 2016. Për bisedimet e ardhshme, ekipi negociues i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë i vendosur në Doëning Street.

  1. Gjermania nuk do të ekstradojë më qytetarët e saj në Mbretërinë e Bashkuar

Nuk do të jetë e mundur kthimi i disa kriminelëve të dyshuar në Mbretërinë e Bashkuar nëse ata ikin në Gjermani. Kushtetuta e Gjermanisë nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj në një vend tjetër, përveç vendeve të BE-së.

“Ky përjashtim nuk mund të zbatohet më pasi MB është larguar nga BE”, shprehet një zëdhënës i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë. Është e paqartë nëse të njëjtat kufizime do të zbatohen për vendet e tjera. Për shembull, Sllovenia thotë se situata është e ndërlikuar, ndërsa Komisioni Evropian nuk ka dhënë komente.

Zyra e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar shprehet se Garancia Evropiane e Arrestimit do të vazhdojë të zbatohet gjatë periudhës së tranzicionit. (Kjo do të thotë se Gjermania do të jetë në gjendje të lejojë ekstradimin e qytetarëve jo-gjermanë.) Gjithsesi, shton se nëse ligjet e një vendi parandalojnë ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar “do të pritet që të merret përsipër gjykimi ose dënimi i personit në fjalë”.

Shtatë gjëra që do të qëndrojnë të njëjta:

Për shkak se periudha e tranzicionit fillon menjëherë pas Brexit, shumica e gjërave të tjera mbeten të njëjta – të paktën deri më 31 dhjetor 2020 duke përfshirë:

  1. Udhëtimi

Fluturimet, anijet dhe trenat do të funksionojnë si zakonisht. Kur bëhet fjalë për kontrollin e pasaportave, gjatë periudhës së tranzicionit, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të lejohen të renditen në zonat e rezervuara vetëm për mbërritjet në BE.

  1. Leje drejtimi dhe pasaporta kafshësh

Për sa kohë që ato janë të vlefshme, do të vazhdojnë të pranohen.

  1. Karta Evropiane e Sigurimeve Shëndetësore (EHIC)

Këto janë kartat që u sigurojnë shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar trajtim mjekësor të siguruar nga shteti në rast sëmundjeje ose aksidenti. Ato mund të përdoren në çdo vend të BE (si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn) duke qenë të vlefshme edhe gjatë periudhës së tranzicionit.

  1. Të jetosh dhe të punosh në BE

Liria e lëvizjes do të vazhdojë të zbatohet gjatë tranzicionit, kështu që shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë akoma në gjendje të jetojnë dhe punojnë në BE ashtu siç veprojnë aktualisht. E njëjta gjë vlen për shtetasit e BE-së që duan të jetojnë dhe punojnë në MB.

  1. Pensionet

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin e shtetit të tyre dhe gjithashtu do të marrin rritjen vjetore.

  1. Kontributet buxhetore

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së gjatë tranzicionit. Kjo do të thotë se skemat ekzistuese, të paguara nga grantet e BE-së, do të vazhdojnë të financohen.

  1. Tregtia

Tregtia në Mbretëri e Bashkuar-BE do të vazhdojë pa ndonjë tarifë shtesë ose kontrolle të futura.

 

---- ----
----
-----
-----