Ballina Showbiz Brenda super garderobës së Bes Kallakut/ Aktori i njohur bën sherr me...

Brenda super garderobës së Bes Kallakut/ Aktori i njohur bën sherr me Xhensilën për një… (FOTO)

66
SHPËRNDAJE

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë postuar në rrjetet sociale këto ditë izolimi, foto dhe video të bukura që tregonin se çdo gjë shkonte mirë mes tyre.

Por ditën e sotme, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video në “Instastory”, ku tregon se në ditët e karantinës ka edhe momente sherri.

Si të gjitha çiftet e tjera edhe Xhensila me Besin kanë momentet e tyre me njëri-tjetrin, mirëpo kjo është hera e parë që shohim një “zënkë” publike të dyshes.

Në fakt, zënka nis në garderobë dhe i gjithë sherri bëhet për shkak të rrobave.

Nga postimet kuptohet se Xhensilës i pëlqejnë shumë rrobat e Besit dhe herë pas here i merr ndonjë bluzë, ndonjë palë çorape… Duke e bërë Besin t’i kërkojë për ditë të tëra në dollap.

 

I acaruar nga ky veprim, aktori e quan partneren “hajdute” që madje po e lë edhe pa të brendshme.