Ballina Showbiz Brenda shtëpisë luksoze të Morena Tarakut në Turqi

Brenda shtëpisë luksoze të Morena Tarakut në Turqi

83
SHPËRNDAJE

Është ndër personat me të përfolur në mediat roze.

Falë luksit që gëzon në jetën e saj, këngëtarja Morena Taraku tash e sa vite është në qendër të vëmendjes.

Udhëtimet e shumta në vende të shtrenjta, veshjet e deri tek ushqimet janë disa gjëra që bënë mediat rozë të shkruajnë për të.

Morena me 925 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ndanë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, modelja me anë të një fotografie në Instagram ka zbuluar një kënd të shtëpisë së saj luksoze në Stamboll të Turiqsë aty ku dhe është duke qëndruar tash e një kohë të gjatë.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Morena mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Sa i përket projekteve muzikore, Morena ka paralajmëruar që së shpejti do të publikohet “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

-----