Ballina Showbiz Brenda festës së çmendur të këngëtares së famshme, ja çfarë bëri para...

Brenda festës së çmendur të këngëtares së famshme, ja çfarë bëri para se të frynte qirinjtë (FOTO)

41
SHPËRNDAJE

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, festoi një ditë më parë 32-vjetorin e lindjes. E për ta shijuar në maksimum ditën e saj të veçantë, ajo ka udhëtuar për pushime drejt Meksikës së bashku me familjen dhe miqtë.

Ndërkohë të enjten mbrëma, Rihanna kishte organizuar një super festë me kërcimtarë dhe një tortë të madhe. Madje para se të frynte qirinjtë, këngëtarja e famshme bëri “twerk”.

Nga ana tjetër ambienti ishte i dekoruar në çdo detaj. Jashtë ambientit ku u festua, ishin disa tullumbace që shkruanin “RIH32”.