Ballina Sport Bregu: Vetëm fitorja vlen, s’ka rëndësi kush shënon! Teuta lufton për çdo...

Bregu: Vetëm fitorja vlen, s’ka rëndësi kush shënon! Teuta lufton për çdo trofe

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dejvi Bregu, vlonjati i Teutës, kërkon vetëm të fitojnë ndaj Partizanit. Se kush shënon nuk ka ndonjë rëndësi për të, sidomos në një ndeshje si kjo që luajnë nesër kundër një rivali direkt për titullin kampion. Sulmuesi anësor ka dalë sot para mediave dhe ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Partizanit, situatën në skuadrën e Teutës dhe për objektivin titull kampion.

“Pak rëndësi ka kush shënon dhe e zgjidh ndeshjen. Rëndësi ka të marrim tre pikët dhe të shkojmë të gjithë të lumtur në shtëpi. Nuk diskutohet që me Partizanin është një ndeshje shumë e vështirë. Janë rival direkt i yni dhe i respektojmë, sicc edhe na respektojnë. Do jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja këmbët dhe do të zgjidhet nga episodet”.

“Besoj se atmosfera në ekip është e mirë, pasi kemi zgjidhur çështjen e kualifikimit në kupë. I gjithë përqendrimi ynë është te ndeshja me Partizanin, për Laçin do mendojmë më pas. Partizanin e kemi vlerësuar maksimalisht dhe shpresoj të jemi ne fitimtarët”.

“E kemi të gjithë potencialin për të luftuar për të dy trofetë. Objektiva e klubit janë maksimale, pavarësisht se unë apo edhe të tjerë këtu përqendrimin më të madh e kanë te kampionati. Jo duke e nënvlerësuar kupën, por kampionati është diçka e madhe. Mund t’ia dalim, por kjo tregohet hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshje”.

“Lidhja me Krasniqin? Varet si e shihni ju. Te Skënderbeu luanim me tjetër modul, ishin të tjerë lojtarë, këtu jemi përshtatur ne me ekipin. Vinim në ekip të ri, është tjetër skuadër. Shpresoj që si unë, si Krasniqi, si Daja, që jemi lojtarët të ardhur, t’i japim një ndihmë ekipit dhe ta mbyllim me titullin kampion.

“Diskutimi është gjithmonë i njëjti, që të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo ndeshje. E dimë edhe vetë që kemi bërë hapa të gabuar gjatë këtij kampionati, por edhe të tjerët kanë gabuar. Sa i përket drejtuesve, ata kanë qenë afër ekipit dhe na kanë mbështetur. Të gjithë së bashku jemi për një qëllim”. /abcnews.al

The post Bregu: Vetëm fitorja vlen, s’ka rëndësi kush shënon! Teuta lufton për çdo trofe appeared first on Abc News.

---- ----
-----