Ballina Lajme Bota/Rajoni Brazili thyen rekordet, kalon Italinë dhe Spanjën për infektimet

Brazili thyen rekordet, kalon Italinë dhe Spanjën për infektimet

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Brazili ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, duke kaluar Italinë dhe Spanjën që ishin epiqendra e virusit në Europë.

----

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka regjistruar 14,919 raste të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 233,142 raste. Sipas statistikave, Brazili ka numrin më të madh të rasteve pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë.

Numri i testimeve të kryera në Brazil është ende shumë larg nga shtetet tjera europiane. Ndërkaq, Italia dhe Spanja kanë kryer 1.9 milion teste për koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë në Brazil të shtunën raportoi për 816 viktima të reja nga virusi, ndërkaq numri total ka rritur në 15,633.

----- ----