Ballina Sport Brazili shkel Argjentinën, shkon në finalen e kupës së Amerikës

Brazili shkel Argjentinën, shkon në finalen e kupës së Amerikës

10
SHPËRNDAJE

Kombetarja e Brazilit është finalistja e parë në Kupën e Amerikës pasi mposhti në gjysmëfinale Argjentinën e Messit me rezultatin 2-0.

Golat u shënuan nga Jesus në minutën e 19 pas një asisti të Firminos. Në minutën e 71 Jesus kthen nderin, duke asistuar për Firmino ku ky i fundit shënon golin e dytë i cili i dha më shumë siguri ekipit të tij për kaulifikimin.

Argjentina krijoi disa raste shënimi madje mund edhe të barazonin rezultatin në qoftëse do kishin pak më shumë fat dhe saktësi para portës së kundërshtarit.

Gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Perusë dhe Kilit do të luhet te enjten në orën 02:30.

The post Brazili shkel Argjentinën, shkon në finalen e kupës së Amerikës appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.