Ballina Sport Braçe për Armand Dukën: Obez që nuk ngopet, i dhamë pronë 50-60...

Braçe për Armand Dukën: Obez që nuk ngopet, i dhamë pronë 50-60 milionë euro. Statuti, kundër Kushtetutës

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Erion Braçe, zëvendëskryeministri i cili njihet si tifoz i zjarrtë i Partizanit, arugmenton se ndryshimet e bëra së fundmi në statutin e FSHF-së, po e kthejnë këtë organizatë në pronë private të presidentit Armand Duka,. Në “Procesi Sportiv”, Braçe argumentoi se ndryshimet në statutin e FSHF janë antikushtetuesem, ndërsa paralajmëroi se do të ishte Ministria ajo që do të thoshte fjalën e fundit konform ligjeve shqiptare rreth kësaj çështje.

“Po të shohësh historinë, Partizani është i hershëm. Por duhet të pranoj se Kukësi ka një superekip, Gjici ka vite që investon te Kukësi dhe ka një ndër ekipet më të mirë të periudhës. Po të shohësh organikën, repartet, dyfishimin e roleve. Natyrisht ka edhe ditë si e djeshmja, ka edhe ditë ku pëson 4 gola, edhe 5 e 6. Në fund janë golat që bëjnë diferencën, dhe diferecna është aty në tabelë.

Një duartrokitje shumë e madhe për çdo sportist, trajner e president që në këtë kohë të vështirë  që në këtë periudhë, bënë të mundur të luajnë futboll duke i dhënë kënaqësi të pamase atyre që e duan këtë sport. Presidenti i Federatës ka insistuar jo pak që të mos luhej futboll në këtë vend.

Katër kërkesat e Ligës? Kam përshtypjen që ai që drejton në federatë, ka interlokutorë të tjerë në qeveri, nuk ka kërkuar ndonjëherë ndihmë nga unë, ka folur me të tjerë njerëz në qeveri. Po të ishte për mua, një pjesë të kërkesave i miratoj që sot e tejkaloj, gjëra që kanë të bëjnë direkt me investimet në sport, me atë që vazhdoj ta them për futjen e kapitalit privat dhe njohjen drejtpërdrejt të pronësisë, një standart tjetër të ekonomisë së futbollit. Çlirimin nga taksat të akademive sportive duke i cilësuar si edukim, apo heqjen e taksave për investimet për sportin.

Por natyrisht janë gjetur interlokutorë të tjerë dhe me ata që kanë folur, të thellojnë dialogun. Por kam pështypjen që brenda 4 muajve nuk bëhet më gjë se sipas kodit zgjedhor i kemi duart e lidhura dhe duhet të marrim leje te dikush tjetër për ndryshime. U humb koha duke vendosur barriera dhe duke mos ndalur atë dramë që u shkaktua dy muaj e po e vuajnë sportistët që po luajnë çdo katër ditë futboll e rëndon gjendjen fizike në raport me aktivitetin fizik të jashtëzakonshëm dhe në kushtet kur një pjesë është infektuar me COVID.

Ai që është i pari i futbollit është ai që ka ndërmarrë këto iniciativat kohët e fundit që ta bëjë futbollin sa më privat e personal sa më shumë të jetë e mundur. Larigmi i një trajneri është një vendim sportiv, por pavarësisht respektit për Gegën dhe stardartin që solli në trajningun në Shqipëri, këto janë gjëra që ndodhin e kalimtare. Ato që mbeten janë ngjarje të tjera që zhvillohen nën tavolinë, po e kthejnë futbollin në personal të një obezi atje që nuk ngopet. E kuptoni që ka tre javë që flitet për një dokument që nuk është askund, ta shoh se në cilin adresë është, ku është, ku ndodhet.

Dokument që rregullon apo përcakton rregullat e përbashkëta që të adminstrojnë futbollin në vend. Dihen disa gjëra, keqinterpretohen të tjera, por nuk ka dokument. Duhet të kuptojmë një gjë që të gjithë këta që sillen si mbret me atë që kanë në dorë, duhet të dinë që ka një instrument kontrolli, ministrinë e linjës. Ligji për Sportin e ka të qartë që është Ministria e linjës, sipas ligjit ajo duhet të miratojë ndryshimet në statut. A do miratohen? Nuk kam tagër të flas në emër të ministrisë.

Ky statut ka kufizime në të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Përjashtohen nga këto të drejta pjesëtarë të komunitetit të futbollit. Janë të drejta themelore të shkruara në frymën e Kushtetutës, nuk janë statutore. Për sa kohë që këto kufizime për të drejta nuk janë të vendosura as në dokumenta të FIFA-s apo UEFA-s, nuk është është negative, nuk duhet të sillen kështu, është ngjarje e rëndë.

Mendoj që informaliteti dhe varfëria e ekonomisë së futbollit bën që në atë organizata të heshtin të gjithë, presin 50 milion nga Kupa apo 100 milion nga titulli. Apo presin ato para të të drejtës televizive dhe në pjesën më të madhe shkojnë gjoba që u vihen atyre që ju takon e drejta tv që është përvetësuar në një biznes privat të një individi që nuk ndan interesat private dhe publike të organizatës. Kështu do të jetë, askush nuk do të ngrejë zërin.

Ndërsa nëse fjalimi iI tij ka qenë përpjekjet individual të tij që të bëhen investime në infrastrukturë, në eduikimin e të rinjve, e kam thënë që nuk ka shkollë të rikonstruktuar që nuk ka fusha sporti e palestër. E kam dëgjuar zotërinë që i mëshon atij projektit të 100 fushave sportive, deri tani janë bërë mbi 200 në çdo shkollë e janë krijuar fusha e nuk i përmend askush.

Po futbollin e ka financuar ai 100 milionshi për kampionatin? Nuk dalin ata para, është financuar me paratë e taksave publike nga pushteti qendror e local. A e dini që FSHF i është dhënë një pronë mu në zemër të Tiranës që me vlerë tregu është 50-60 milionë euro, e kam firmosur me dorën time. I takonte klubit të Dinamos, nuk i takonte zyrave edhe më të mëdha se të presidentit të UEFA-s. Këto janë të vërteta. Unë jam tifoz, jam e do të jem dhe për t’ia hequr merakun përsëri tifoz do të jem deria të plakem. Por këto janë gjëra që duhet t’i diskutojmë.

Vllaznia? Superekip, duhet të privatizohet sa më parë të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Braçe.

---- ----
----
----- ----
-----