Ballina Lajme nacionale Bozo dhe Çomo kandidate të PS, Shehi: Më dhimbsen të dyja

Bozo dhe Çomo kandidate të PS, Shehi: Më dhimbsen të dyja

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar prurjet e reja në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Radar Informativ, Shehi tha se Luljeta Bozo dhe Najada Çomo i dhimbsen pasi ishin dy figura me integritet në fushën e tyre dhe politika do t’i përbaltë.

Gjithashtu ai theksoi se nuk pret kontribut të veçantë prej tyre pasi nuk e njohin terrenin e politikës.

Bozon e njoh si inxhiniere të vjetër. Me gjithë respektin që kam me inxhinierët e vjetër e kam problemin se janë njerëz të paangazhuar dhe janë fare naivë në këtë çështje. Nuk do të ofrojnë kontribut. Bozo dhe Çomo më dhimbsen, kishin emër të mirë. Mënyra sesi përcillet ndaj raportin me politikën i largon nga e mira. Ishte një inxhiniere e nderuar që hyn në një proces të përbaltur të politikës.

Doja ta pyesja çfarë mendon për kryeministrin zonja Bozo që tha jam krenare? Unë mendoj se është hajdut. Unë kështu mendoj. Mendoj se për 8 vjet e ka shkatërruar administratën, gënjen nga mëngjesi në dark, na la te porta e Evropës dhe po na çon drejt Arabisë. Nuk e di zonja Bozo a e ka bërë këtë llogaritje me mendjen e vet. ne në parlament këtë llogarisim”, tha Shehi.

Lexo edhe: Rama i nxori foton e sikletshme, Shehi në ABC: Më ka frikë se jam model, do marr 30 mijë vota

Shehi ka shtuar më tej se kandidatët e listës së opozitës janë më me integritet. Sipas tij opozita ka ofruar një skuadër të pastër.

“Nuk janë të gjithë, por janë ku e ku më të mirët se këta. Është koncepti bazë në një shtet demokratik. Sot për sot kemi të drejtë ti themi që duhet ti largojmë këta të inkriminuarit. Edhe me emra të rinj dhe të vjetër nuk i ndaj kështu. Po të them se opozita ka ofruar një skuadër të pastër. Këta janë njerëz që këto PPP i kanë firmosur këta”, tha ai. g.v/abcnews.al

The post Bozo dhe Çomo kandidate të PS, Shehi: Më dhimbsen të dyja appeared first on Abc News.

---- ----
-----