Ballina Lajme Bota/Rajoni Bota në panik, rreth 100 të vdekur në ditë nga koronavirusi

Bota në panik, rreth 100 të vdekur në ditë nga koronavirusi

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa çdo ditë po merr deri në 100 jetë njerëzish. Mediat botërore raportojnë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në mbi 1100, ku shumica dërrmuese e të vdekurve janë regjistruar në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të marrin masa sa më të ashpra në luftimin e koronavirusit të ri. “Bota duhet ta konsiderojë virusin si armikun publik numër një”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Wuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

---- ----
----
-----
-----