Ballina Lajme Bota/Rajoni Bota në alarm, shtohet numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës

Bota në alarm, shtohet numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet në SHBA kanë identifikuar një tjetër person të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në katër numrin e amerikanëve të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Dy rastet më të fundit janë identifikuar në Kaliforni dhe janë konfirmuar nga Agjencia e Shëndetit Publik.

Rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë. Rasti i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten.

Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më shumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

---- ----
----
-----
-----