Ballina Lajme Bota/Rajoni Bota e kërcënuar nga koronavirusi, por ky vend “nuk do t’ja dijë”

Bota e kërcënuar nga koronavirusi, por ky vend “nuk do t’ja dijë”

61
SHPËRNDAJE

Ndonëse koronavirusi është bërë kërcënues kudo në botë, pasi rrezikon dhe jetën, ka vende që s’duan t’ja dijnë edhe pse e kanë “te dera”. Një prej tyre është Iraku, i përfshirë së fundi në protesta të dhunshme me qindra të vrarë, fqinj me Iranin ku flama kineze po godet me jetë dhe njerëz të regjimit.

Dr. Ali al-Asad, i cili merr pjesë aktive në protesta, ia atribuon arsyen e indiferencës në Irak ndaj korinavirusit, rrethanave të vështira në të cilat gjendet populli aty prej dekadash.

Ai tha se tragjeditë e shumta në të cilat Iraku ka kaluar gjatë dekadave të fundit e kanë bërë vdekjen një gjë të natyrshme në jetën e irakianëve, të cilët, siç thotë ai, përballen me vdekje çdo ditë.

Ai shtoi se Iraku humbi qindra mijëra jetë gjatë luftës Irak-Iran, më pas nga Lufta e Dytë e Gjirit, nga pushtimi amerikan gjithashtu, si dhe nga ISIS-i. Tashmë po e pëson dhe nga shtypja e dhunshme e protestave.

“Për shkak të gjithë kësaj, irakianët nuk kanë frikë nga vdekja”, tha ai. Iraku ka një numër në rritje të njerëzve të infektuar me korovirus çdo ditë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aty numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka arritur në 56, ku ndërkohë katër kanë humbur jetën.

Shumë vëzhgues kanë frikë se për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe aftësisë së kufizuar mjekësore, Iraku do të përballet me një rrezik përshkallëzimi të koronavirusit.

-----