Ballina Showbiz Bota e Elitës dhe Gjikos takohet me gjyshërit, pritet në mënyrë madhështore

Bota e Elitës dhe Gjikos takohet me gjyshërit, pritet në mënyrë madhështore

75
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Vajza e Elita Rudit dhe Gjikos, Bota erdhi në jetë me 3 Mars. Dyshja e famshme zbuluan menjëherë pas ardhjes në jetë portretin e së voglës së tyre. Ndërsa kanë kaluar disa javë, Elita dhe Gjiko kanë udhëtuar drejt Pejës për të prezantuar vogëlushen me personat më të afërt.

Dhe sigurisht pritja ka qenë spektakolare. Ka qenë nëna e Gjikos, Lirije Gjikolli e cila ka ndarë disa momente nga festa që kanë organizuar. Elita ka ndarë gjithashtu me ndjekësit pjesë nga hyrja e dekoruar e shtëpisë, ku nuk ka munguar as torta ku shkruhej: “Mirëseerdhe Bota tek gjyshërit”.

Më parë, Elita ka treguar se vogëlushen e solli në jetë me operacion, sepse doktori nuk i kishte rekomanduar lindjen natyrale, pasi dy vite më parë lindi Zërin. Ajo gjithashtu iu përgjigj kritikave rreth emrit të vajzës, duke thënë: “I kisha pyetur ata që paragjykojnë pse është e pranueshme emri Ylli, Marsi, Verea (Venus), Bora, Dielli etj dhe jo Bota?!” /abcnews.al

The post Bota e Elitës dhe Gjikos takohet me gjyshërit, pritet në mënyrë madhështore appeared first on Abc News.

---- ----
-----