Ballina Lajme Bota/Rajoni Bota do të vuajë mungesën e rërës dhe ky nuk është lajm...

Bota do të vuajë mungesën e rërës dhe ky nuk është lajm i mirë!

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rëra tanimë nxirret nëpër lumenj, vija bregdetare dhe shtratin e deteve në vende si Indi e Kinë, ku ekosistemet të tëra po shkatërrohen. Në 2020-n, industria e qelqit në mjekësi ishte pranë përmbushjes së kërkesës, por pandemia dhe nevoja për vaksina bëri që edhe në këtë sektor të krijohej disbalancë

Rëra nëpër botë po mbaron dhe ky është një lajm aspak i mirë. Paralajmërimi vjen në një kohë kur sipas ekspertëve ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të prodhuar 2 miliardë shishe prej qelqi për vaksinën anti-Covid. Që para pandemisë, globi kishte mungesë të rërës, që është edhe lënda e parë më e konsumuar pas ujit. Vetëm industria e ndërtimit përdor mbi 50 miliardë ton rërë në vit, për të bërë tulla prej xhami, beton e asfalt, ndërsa në industrinë e teknologjisë përdoret për të bërë laptopë e telefona inteligjentë. Por sipas asaj që raporton amerikanja CNBC, aktualisht nuk ka mjaftueshëm miniera rëre për të përmbushur kërkesat për rërë dhe kjo mungesë mund të sjellë vonesa në prodhimin e shisheve të nevojshme për të vaksinuar botën.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vetëm 1000 miniera të tilla. Ky shqetësim u ngrit nga shkencëtari amerikan mbi klimën Pascal Peduzzi. “Ideja që ne kemi është se rëra është kudo. Nuk e kishim menduar kurrë se do të kishim mungesë rëre, por kjo na nisur në disa vende. Është e nevojshme që të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë në dekadën e ardhshme, e më tutje. Nëse nuk marrim masa dhe nuk mendojmë për të ardhmen, do të kemi probleme të mëdha në furnizimin me rërë”, tha ai. Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, rreth 40 deri në 50 miliardë metër ton rërë përdoret çdo vit vetëm në industrinë e ndërtimit. Kjo është një rritje me 300 për qind nga 20 vjet më parë dhe për ta zëvendësuar këtë sasi rëre çdo lumi në planet do t’i duhej 2 kohë.

Ndonëse shkretëtirat përbëjnë një të tretën e planetit, rëra e tyre është shumë e lëmuar dhe e rrumbullakët për t’u përdorur në ndërtim, teknologji apo prodhimin e qelqi. Rëra tanimë nxirret nëpër lumenj, vija bregdetare dhe shtratin e deteve në vende si Indi e Kinë, ku ekosistemet të tëra po shkatërrohen. Në 2020-n, industria e qelqit në mjekësi ishte pranë përmbushjes së kërkesës, por pandemia dhe nevoja për vaksina bëri që edhe në këtë sektor të krijohej disbalancë. Prodhuesi italian i shishkave, Stevanato Group tha për Pharma Manufacturing se kërkesa globale për shishet do të rritet deri në 2 miliardë gjatë 2 viteve të ardhshme.

The post Bota do të vuajë mungesën e rërës dhe ky nuk është lajm i mirë! appeared first on KOHA.

---- ----
-----