Ballina Lajme nacionale “Borrelli mund të jetë avantazh për Kosovën, duke ndikuar tek vendet mosnjohëse...

“Borrelli mund të jetë avantazh për Kosovën, duke ndikuar tek vendet mosnjohëse të saj”

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Borrelli po konsiderohet edhe si një avantazh për Kosovën.

Josep Borrell Fontelles, i cili është propozues i Lartë për Punë të Jashtme të BE-së, mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën pasi mund të ushtrojë ndikim më të theksuar drejt vendeve mosnjohëse të BE-së.

Kryetari i Bordit Ekzekutiv i Institutit EPIK, Takulat Kryeziu, ka bërë me dije se nuk duhet paragjykuar rolin e kryediplomatit spanjoll, Josep Borrel Fontelles, i cili është propozuar si përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme i BE-së.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Kryeziu ka thënë se, diplomati spanjoll ndaj Kosovës do t’i zbatojë politikat e përcaktuara nga liderët e 28 vendeve anëtare në mirëbesim.

Madje sipas Kryeziut, Borrelli, mund të shërbejë edhe si avantazh për Kosovën, duke ushtruar ndikim më të theksuar drejt vendeve mosnjohëse të BE-së.

Kryeziu ka shprehur skepticizëm rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke vlerësuar se gjasat janë që procesi të shtyhet për vitin 2020.

---- ----
-----