Ballina Lajme Bota/Rajoni Borrell: Ende asnjë marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë

Borrell: Ende asnjë marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se kryediplomatët e vendeve anëtare të bllokut nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje mbi sanksionet kundër Bjellorusisë.

“Ministrat diskutuan çështjen e sanksioneve. Dhe pavarësisht vullnetit të qartë për të miratuar ato sanksione, nuk ishte e mundur të bëhej sot, sepse nuk u arrit unanimiteti i kërkuar”, tha Borrell në një konferencë për media pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Siç tha Borrell, “çështja do të duhet të konsiderohet nga krerët e vendeve dhe qeverive në Këshillin Europian, më vonë këtë javë”.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive që kur presidenti Alexander Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet e 9 gushtit, ndërsa kundërshtarët e tij thonë se këto zgjedhje ishin të manipuluara.

Borrell tha se ”rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi ishin të falsifikuara” dhe se ”BE nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve presidenciale bjelloruse”.

---- ----
----
----- ----
-----