Ballina Lajme nacionale Borë deri në 1 metër, shumë fshatra pa energji e të izoluar

Borë deri në 1 metër, shumë fshatra pa energji e të izoluar

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Prej tre ditësh juglindja e Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e borë, të cilat kanë shkaktuar probleme. Situata më e rënduar paraqitet në zonat malore të bashkive Korçë, Devoll e Pogradec. Në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit 11 fshatra që furnizohen nga Librazhdi janë pa energji elektrike.

Probleme të mungesës së herë pas hershme me energji elektrike ka pasur edhe në njësinë administrative Vithkuq e Moglicë. Burime zyrtare kanë thënë se po punohet për të rikthyer energjinë e munguar në këto fshatra. Të njëjta burime kanë deklaruar se të gjitha rrugët që lidhin zonat urbane me qendrat e njësive administrative përfshirë edhe ato të zonave malore janë të kalueshme vetëm me zinxhir. Përjashtim bën vetëm aksi Vithkuq-Shtyll- Panarit, aks që është e bllokuar. Në Mashkullorë trashësia e borës ka shkuar deri në një metër.

Me probleme janë pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave të Devollit të Sipërm. Të kalueshme me zinxhirë janë edhe akset Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë si dhe Kamenicë-Ersekë, shkruan vizionplus.

Ndërsa, akset Qafë Thanë- Kapshticë, Korçë-Voskopojë janë të kalueshme pa probleme. Nga shërbimi spitalor i Korçës kanë bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve me reshje nuk ka pasur asnjë rast të emergjencës shëndetësore.

The post Borë deri në 1 metër, shumë fshatra pa energji e të izoluar appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----