Ballina AKTUALE Bora sjellë probleme të mëdha për malësien e Bujanocit, nxënsit më të...

Bora sjellë probleme të mëdha për malësien e Bujanocit, nxënsit më të prekurit (Video)

325
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot banorët e fshatit Muhoc kan dërguar në redaksin tonë disa pamje të realizuara në ora 09:29 ku temperaturat kan mbizotruar -3°, dhe bora kishte mbuluar rrugët duke vështirsuar kalimin e automjeteve dhe këmbësoreve.

Banorët kritikojn inctitucionet përgjegjëse për situaten, pothuajse të gjithë banorët e malësies i ka paralizuar bora e cila ka vazhduar të bije me intezitet të njejtë gjatë gjith natës, dhe po vazhdon edhe tani të bije me një intezitet më të vogel.

Bora ka vështirsuar situaten për nxënsit e fshatrave të malësies të cilët vijojn mësimet në Muhoc nga fshatrat Bilinic, Çarr, etj.

Banori me iniciale Xh.B nga Muhoci i cili i ka nisur pamjet redaksis tonë ka shkruar “Muhoc 06/02/2020 ora 09:29/temp -3° Athua vall ku jan organet komunale,kush i mirëmban rrugët lokale,jeni strukur nëpër qoshe(kotlluqe) vetëm një pagë me mar,ku jeni tani! turpi jeni..kemi njerzë të sëmur, kemi fëmij në shkolla,po nëse dikush vdes për shkak të kësaj situatë,për shkak të asistencës mjekësore,dhe transportit në emergjencat spitalore,barra bie mbi ju,pse nuk e tregoni vetën tani,po në fushatat elektorale deri sa i morët votat,atëher ishit shumë të zhurmshëm,ku jeni tani ,pse po heshtëtini,pse nuk dilni me i pastrue rrugët,kush i ka futur tenderat me i mirëmbajtës rrugët,ku jan ato!më shumë keni bae për ,,Novo Nasele”se për malësi,këtu në Muhoc ka 40 cm borë,këtë e rendon edhe problemi i rrymës,nuk kemi qe dy ditë rrym, mos të flasim për fshatrat tjera të malësis: Qarr,Pribovc,Zarbincë,Suharnë,Novoselë,Ramnabuqë,Bilinic ,situata është kaotike!turpiiiii”

Ndërsa në disa fshatra të malësies si pasojë e prishieve të tensioneve të larta shkaku erërave të forta ka dy ditë pa energji elektrike./BujanociNet/

---- ----
----
-----
-----