Ballina Showbiz Bora publikon foton dhe mesazhin prekës për të atin, aktorin Xhevdet Feri

Bora publikon foton dhe mesazhin prekës për të atin, aktorin Xhevdet Feri

19
SHPËRNDAJE

Bora Feri kujton me mall dhe dashuri të atin, aktorin e mirënjohur Xhevdet Feri, i cili ndërroi jetë më 17 janar nga një insuficiencë e rëndë pulmonare.

“Drita jote shkëlqen gjithmonë shumë’ shkruan Bora, vajza e vetme e aktorit, duke e shoqëruar me një foto mjaft domethënëse buzë detit në perëndim, ku rrezet e diellit bëjnë të duket sikur është në parajsë. Bora nuk mund të mbush dot boshllëkun që la pas mungesa e të atit dhe shpesh e kujton atë përmes postimeve duke treguar se ndarja nga jeta e Xhodës, siç e thërrite, ishte një nga ditët më të zeza në jetës së saj.

Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit të mirënjohur shqiptar, ishte një ngjarje trishtuese jo vetëm për familjarët por edhe për miqtë dhe artdashësit shqiptar, që do e kujtojnë atë përmes roleve të shumta në filmat që ka luajtur.