
Ramen Çepele është një nga lojtarët më me shumë perspektivë në kombëtaren kuqezi. Mbrojtësi që është formuar te Interi, këtë sezon ka kaluar në Gjermani ku është bërë pjesë e Hanover dhe së fundmi pritet që pas stërvitjeve me ekipin e parë, të debutojë më pas edhe në Bundesliga 2. Arritje të mëdha nëse kuptojmë se bëhet fjalë për një futbollist që është thjesht 17-vjeç.
Ndaj, potenciali i tij për të ardhmen, ka bërë që nga Spanja të habiten se si Interi ka humbur atë që mund të konsiderohet pa frikë si “Bonuçi i ri”.
Ka qenë prestigjiozja AS ajo që ka vënë re këtë lëvizje të gabuar të zikaltërve, të cilët edhe pse kishin një talent në gjirin e tyre vendosën të mos i jepnin besimin maksimal.
Ndërkohë, AS thekson se Çepele është një qendër e majtë, 1.90 i gjatë me pozicionim perfekt në fushë dhe me shumë inteligjencë.
Tashmë, Çepeles i mbetet të përmbushë pritshmëritë pasi e ardhmja duket e përkryer, me talentin që mund të arrijë në klube të mëdha.