Ballina Lajme nacionale “Bomba” e dytë e Metës/ Mund të ketë dekret për shpërndarje të...

“Bomba” e dytë e Metës/ Mund të ketë dekret për shpërndarje të Parlamentit?! 

30
SHPËRNDAJE

Tashmë situata politike është tërësisht jashtë kontrolli. Nga njëra anë opozita me protesta dhe djegie e mandateve. Nga ana tjetër Qeveria dhe maxhoranxa, që kanë nisur fushatën nga Tirana dhe në të gjitha bashkitë. Por, askush nuk kishte menduar se edhe Meta do hynte në rolin e tij. Dhe hyri pikërisht sot duke bërë “gjëmën” me një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Tashmë për Ramën, nuk dihet se cilat do jenë lëvizjet, edhe pse vetë ai tha se zgjedhjet do të jenë pikërisht në 30 qershor. Por, deri kur mund të shkojnë pretendimet e palëve?

Ndërkohë, zëra të ndryshëm thonë se mund të ketë një dekret të dytë për shpërndarjen e Parlamentit, një lojë, që do të jetë e rrezikshme për situatën politike në vend.

Megjithatëm, juristët thonë se Presidenti i ka kompetencat shumë të kufizuara. Se çdo të ndodhë më pas do të shihet ditëve në vijim. Në Shqipëri ka më tepër forca antikushtetuese sesa aktorë që janë në mbrojtje të Kushtetutës.

-----