Ballina Lajme nacionale Bomba e BILD, Balla: Përgjimet janë përkthyer keq nga PD, me gazetarin...

Bomba e BILD, Balla: Përgjimet janë përkthyer keq nga PD, me gazetarin shihemi në gjyq

12
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar se përgjimet e publikuara dje nga BILD janë përkthyer gabimisht nga PD, duke tjetërsuar thelbin e tyre. Sipas Ballës, përgjimet ishin në zyrën e SHQUP-it që ditën e dytë pasi përfunduan zgjedhjet në Dibër.

“Do e ndjekim çështjen e përgjimeve në gjykatën gjermane, pasi përgjimet janë përkthyer keq. Konkluzionet e nxjerra nuk janë të vërteta. Përgjimet janë përkthyer në zyrën e SHQUPIT. Këto përgjime ishin në dorë të PD që një ditë pasi përfunduan zgjedhjet në Dibër, por janë mbajtur për shantazh”, tha Balla.

Balla u pyet nga gazetarët në news24 nëse rezulton në përgjime, por iu shmang pyetjes.

Gazeta SHQIP

-----