Ballina LifeBizare Bojkotohen produktet nga kokosi, shkak të drejtat e majmunëve

Bojkotohen produktet nga kokosi, shkak të drejtat e majmunëve

9
SHPËRNDAJE

 

Një numër i supermarketeve kanë larguar disa prodhime te ujit dhe vajit të arrës së kokosit nga raftet e tyre pasi dolën se produktet ishin bërë me fruta të zgjedhura nga majmunët.

Majmunët rrëmbehen nga vendet e egra dhe stërviten të marrin deri në 1000 arra kokosi në ditë, transmeton rtv21.tv.

Grupi për të drejtat e kafshëve thanë se majmunët në Tajlandë trajtoheshin si “makina për mbledhjen e kokosit”.

Në një përgjigje disa kompani u zotuan të ndalojnë shitjen e këtyre mallrave.

Ndërkohë, Morrisons tha që ajo kishte hequr tashmë produktet e bëra me arrë kokosi nga raftet e saj.

Në një deklaratë, kompania Waitrose tha: Si pjesë e politikës sonë për mirëqenien e kafshëve, ne jemi angazhuar që asnjëherë të mos shesim me vetëdije ndonjë produkt të buruar nga puna e majmunëve.

Në fund u bëhet thirrje të gjithë supermarketeve të tjera që të bojkotojnë produktet./21Media

The post Bojkotohen produktet nga kokosi, shkak të drejtat e majmunëve appeared first on RTV21.

----- ----- ----- -----