Ballina Sport Bojkoti, ligji dhe burrat që nuk ju a ha qeni shkopin

Bojkoti, ligji dhe burrat që nuk ju a ha qeni shkopin

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Eduard Prodani

Keto dite eshte folur shume per bojkotin. Perveç kerkesave te parashtruara eshte komentuar se kush jane organizatoret, jane shpjeguar dhe kundershpjeguar qellimet, eshte spekulluar per kohezgjatjen, demet qe ai sjell, etj, etj, etj.

Vetem se per nje gje nuk eshte folur pothuajse fare: ligjshmerine e tere kesaj qe po ndodh. Nuk ka folur as media, as ideatoret dhe urdheruesit e bojkotit bile as edhe perfaqesuesit e Qeverise.

Natyrisht qe eshte ne kulturen tone te te berit biznes, politike e cdo gje tjeter qe ligjit t’i kushtojme pak, fare pak hapesire dhe bile vetem po na doli koha ne fund te bisedes. Per me teper kur flitet per futbollin dhe federaten mendohet se flitet per nje subjekt me eksterritorialitetit te konsakruar mbi te cilet nuk mund te ngrihet ne asnje menyre dora e ligjit. Kjo eshte nje keqkuptim i madh i krijuar pa dashje dhe me dashje ne rrethana te caktuara.

Ne fakt futbolli jo vetem qe nuk mund te jete mbi ligjin por perkundrazi “survejohet” nga dy pale ligje; ai i drejtesise civile dhe ai drejtesise sportive. Se sa me rreptesi koordinohen dhe zbatohen keto ligje ne futbollin modern e deshmon mire historia e fresket e FIFA/UEFA por dhe e shume federatave ne lindje dhe perendim ku kane ndodhur permbysje speklakolare te “establishmenteve” dhe ku jane vene para “toges se pushkatimit” emra te medhej te futbollit te kombeve dhe atij nderkombetar.

Po a eshte i ligjshem ky bojkot? Ne ne fakt kemi nje ligj sporti qe “reciton” me vend e pa vend per nje larmi aspektesh jo te rendesise se pare pa u ndalur te specifikoje parimet dhe marredheniet themelore. Natyrisht qe ne kete ligj nuk do te gjesh paragrafe qe e ndalojne specifikisht bojkotin e gares nga vete organizatori. Kjo edhe sepse ky eshte nje veprim absurd, i pahasur me pare ne praktiken e futbollit modern.

Por ne nenin 17 te ligjit “Per Sportin” shkruhet se ne rastet kur “nuk zhvillohet çdo vit Kampionati Kombëtar dhe Kupa e Shqipërisë” ministri perkates ka te drejte te kerkoje heqjen e emrin “federate shqiptare”. Per ata qe mund te mos ta kene shume te qarte, kjo do te thote qe Qeveria paska te drejte te kerkoje, mos o Zot, shkrirjen e kesaj federate qe domosdo do te duhet te pasohet me krijimin e nje tjetre.

Natyrisht qe ideatoret e bojkotit qe jane burra me nje barre mend dhe qe kurrsesi nuk ju a ha qeni shkopin do e kene ditur kete palo paragraf te ligjit. Po futbolli tek ne eshte eksterritorial dhe me sa duket do vazhdoje te jete i tille per te keqen e vete atij.

 

---- ----
----
----- ----
-----