Ballina Showbiz Blogerja shqiptare zbulon pse shkurtoi flokët “zero”: Më paragjykonin më shumë në...

Blogerja shqiptare zbulon pse shkurtoi flokët “zero”: Më paragjykonin më shumë në Tiranë se në fshat (FOTO)

143
SHPËRNDAJE

Blogerja e njohur, Estela Ujka, ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për vendimin që mori për të prerë flokët “zero”.

“Unë gjithmonë kam dashur t’i kisha flokët zero. E kisha fiksim këtë gjë. Kur kalova në lokalin e tim shoqi, njerëzit i kishin thënë atij se kush është kjo e çmendura. Sespe realisht s’i kisha thënë gjë burrit”, tha ajo.

Estela zgjodhi para katër vitesh që të shkurtonte flokët, e për këtë shtoi se e bëri për modë, si pjesë e një fiksimi. Një hap të guximshëm, që nuk mendon se do ta përsërisë më. Estela u ndal dhe te paragjykimet.

“Më shumë paragjykime kisha në Tiranë se sa në fshat, në Velipojë. Në Tiranë më paragjykonin, ndërsa në Velipojë më buzëqeshnin dhe më mirëprisnin”, tha Estela.

“Unë gjithmonë në jetë kam dashur t’i kisha një herë flokët zero. E bëra për modë, është hap i guximshëm sepse ti se di strukturën e kafkës tënde, a është aq e bukur sa doje të ishte. Kam shkuar dhe i kam prërë flokët në një parukeri meshkujsh. Unë e paralajmërova bashkëshortin, i thash do t’i bëj zero, por jo se kur. Kalova në lokalin e tij dhe komentet e personave ulur ishin kush është ajo e çmendura. Ndërkohë që bashkëshorti thoshte se nuk e di, sepse realisht nuk e dinte.

Edhe unë punoj në bankë dhe rruajtura e kokës nuk do të hiqej si një gjë normale. Ne vijmë në një kulturë që gratë për të prerë dy gisht flokë kanë pyetur bashkëshortët.  Çuditërisht kisha më shumë paragjykime në Tiranë sesa në fshat. Unë shkova në Velipojë dhe kishin një mirëkutptim, një buzëqeshje sa herë që më shihnin”, u shpreh Estela. /Top Channel/