Ballina Lajme nacionale Bllokohet rrethi i “Dragodanit”, derdhët qumështi në rrugë

Bllokohet rrethi i “Dragodanit”, derdhët qumështi në rrugë

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë bllokuar rrugën te rrethi “Dragodan” në Prishtinë.

Kjo po bëhet si shenjë pakënaqësie meqë përfaqësuesit e fermerëve të qumështit nuk u lejuan që të parakalojnë nga rruga “Garibaldi” rreth Katedrales, tek Mensa e Studentëve e në fund për tu ndalur tek Qeveria e Kosovës.

Protestuesit kanë derdhur qumësht në rrugë, kjo pasi që nuk janë lejuar që të kalojnë për tek Qeveria.

Policia e Kosovës ka thënë se kjo proteste nuk është lejuar të mbahet dhe ka lutur protestuesit që të shpërndahen.

Mirëpo, organizatori i kësaj proteste, Ramadan Mema ka thënë se protestuesit nuk janë thirrur por kanë dalur vetë dhe se nuk ka të drejtë askush t’i pengojë.

Protesta e sotme erdhi për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

The post Bllokohet rrethi i “Dragodanit”, derdhët qumështi në rrugë appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----