Ballina Sport Bllokimi i merkatos së Tiranës, drejtori bardhebluve akuzon për “puç” avokatin

Bllokimi i merkatos së Tiranës, drejtori bardhebluve akuzon për “puç” avokatin

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në hapjen e merkatos së janarit, Tirana u godit nga një lajm për bllokimin e kryerjes së transferimit të lojtarëve, për shkak të një borxhi që kishte ndaj futbollistit Cisse.

Por, pas disa ditësh klubi kryeqytetas arriti të zgjidh këtë problematikë dhe deri më tani kanë kryer dy goditje të bujshme, duke afruar në skuadër dy sulmues të njohur si Taulant Seferi që është pjesë e kombëtares shqiptare dhe Tim Väyrynen.

Në emisionin Pressing, drejtori sportiv i Tiranës Tefik Osmani nuk ka nguruar pa akuzuar dhe avokatin Lorin Burba, duke ia hedhur atij përgjegjsinë e bllokimit të merkatos.

“Bllokimi i merkatos? Po ta kishte një klub tjetër atë gjobë, do të mbante ata lojtarë dhe nga për titull mund të llogariste edhe qëndrimin në kategori. Person përgjegjës? Po të jetë burrë del dhe kërkon falje. Mund të dalë dhe të thotë që unë kam gabuar.”, u shpreh Osmani.

---- ----
----
----- ----
-----