Ballina Lajme Bota/Rajoni Blinken: Kina vepron në mënyrë agresive dhe represive në Azi

Blinken: Kina vepron në mënyrë agresive dhe represive në Azi

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Sekretari i shtetit të SHBA-së, Entoni Blinkeni, theksoi se Kina vepron në mënyrë agresive dhe represive, konkretisht në pikëpamje të aksioneve të Kinës në Detin Kinez Lindor dhe Jugor, ku ka konteste territoriale me Japoninë dhe vendet e tjera aziatike. Blinkeni komentoi në tryezën e rrumbullakët me gazetarë japonezë. Ai theksoi se Pekini i rrit tensionet me aktivitetet e saj në rajon dhe konkretisht në Tajvan.

Blinkeni dhe ministri amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin janë për vizitë në Japoni dhe Kore të Jugut. Kjo është vizita e tyre e parë jashtë vendit pasi administrata e presidentit Xho Bajdenit e ndërmori funksionin në janar.

Sekretari i shtetit theksoi se Pekini “vepron në mënyrë më represive në shtëpi dhe në mënyrë më agresive jashtë, përfshirë edhe detin kinez lindor, përshirë edhe ishujt Senkaku, gjithashtu në Detin Kinez Jugor dhe Tajvan”.

“Japonia ka interes të vërtetë për atë se çfarë po ndodh me Tajvanin dhe Ngushticën e Tajvanit dhe ne kaluam një kohë të caktuar duke i krahasuar vërejtjet tona për atë”, tha Blinkeni.

Diplomati amerikan shfaqi shpresë se do të kenë mundësi që shumë qartë t’i thonë qëndrimet e tyre para kolegëve të tyre amerikanë.

Pas tryezës së rrumbullakët, Blinkeni dhe Ostini do ta vizitojnë Seulin, ku do të qëndrojnë deri të enjten.

The post Blinken: Kina vepron në mënyrë agresive dhe represive në Azi appeared first on KOHA.

---- ----
-----