Ballina Lajme Bota/Rajoni Blinken dërgon diplomat të lartë në përpjekje për të ndalur dhunën ndërmjet...

Blinken dërgon diplomat të lartë në përpjekje për të ndalur dhunën ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Uashington, 12 maj – Sekretari i Shtetit i SHBA-së Entoni Blinken paralajmëroi sot se një i dërguar i lartë i SHBA-së do të udhëtojë për t’u takuar me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë në një përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga përshkallëzimi i dhunës.

“Hadi Amr, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Izraelite dhe Palestineze, do të kërkojë “de-përshkallëzim të dhunës’”, tha Blinken.

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mbajë takim urgjent sot për të diskutuar situatën. Takimi, i cili do të mbahet me dyer të mbyllura, u kërkua nga Tunizia, Norvegjia dhe Kina. Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh ka thënë se ai është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për zhvillimet në Rripin e Gazës.

OKB-ja u ka bërë thirrje Izraelit dhe Palestinës për t’i dhënë fund luftimeve para se situata të dalë jashtë kontrollit. Tensionet në mes dy palëve në Rripin e Gazës mund të përshkallëzohen në një “luftë totale”, paralajmëroi në Tuiter koordinatori për Lindjen e Mesme, Tor Venesland.

Ai theksoi se udhëheqësit në të dy palët duhet të marrin përgjegjësinë për de-përshkallëzimin dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

The post Blinken dërgon diplomat të lartë në përpjekje për të ndalur dhunën ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----