Ballina Lajme Bota/Rajoni “Blini një biçikletë, fitoni 500 euro”/ Oferta e qeverive europiane për qytetarët

“Blini një biçikletë, fitoni 500 euro”/ Oferta e qeverive europiane për qytetarët

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërsa vendet në të gjithë Evropën fillojnë të lehtësojnë masat e bllokimit të ndërmarra si pasojë e koronavirusit, një pyetje kryesore me të cilën përballen qeveritë është se si t’i bëjnë popullsitë e tyre të lëvizin përsëri pa kaos në rrugë dhe në transport hekurudhor.

Me shërbime të zvogëluara të transportit publik dhe distancim social që ka gjasa të pengojë njerëzit nga përdorimi i tyre, parandalimi i bllokimit të rrugëve do të jetë një përparësi.

----

Kështu që qeveritë në të gjithë kontinentin kanë ardhur me mënyra të reja për të inkurajuar njerëzit të ecin apo të përdorin biçikletat.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka inkurajuar këtë gjë: “Kurdo që të jetë e mundur, konsideroni ngarjen e biçikletave ose ecjen: kjo siguron distancën fizike ndërsa ndihmon për të përmbushur kërkesën minimale për aktivitetin fizik të përditshëm, i cili mund të jetë më i vështirë për shkak të rritjes së punës në distancë, dhe qasje e kufizuar në sport dhe aktivitete të tjera argëtuese”.

Dhe pikë referuese merret Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës, ku gjysma e udhëtarëve të përditshëm janë çiklistë, dhe Holanda, me rrjetin e saj të gjerë të korsive të biçikletave, shkruan Telegrafi.

Pamjet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë gjithashtu se ndotja e ajrit nëpër shumë qytete të mëdha në Evropë, përfshirë Madridin dhe Milanon, është në pikën e tij më të ulët për vite.

Atëherë, çfarë po bëjnë vendet që të inkurajojnë qytetarët e tyre të lënë makinat e tyre në shtëpi dhe të hipin në biçikletat e tyre?

Mbretëria e Bashkuar

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një paketë prej 2.48 miliardë dollarësh për të vendosur çiklizmin dhe ecjen “në zemër të” planit të transportit të vendit për të provuar dhe lehtësuar presionin mbi transportin publik.

Italia

Ministrja e Transportit në Itali, Paola de Micheli ka njoftuar një paketë për qytetarët e saj për të kërkuar një subvencion prej 548 dollarë për biçikletat e blera rishtas.

Oferta vlen për njerëzit që jetojnë në një komunë me më shumë se 50,000 banorë dhe mund të pretendohet kur blejnë një biçikletë tradicionale ose elektrike.

Franca

Qeveria franceze u ka kërkuar njerëzve që të “hedhin makinat” e tyre dhe të përdorin biçikleta për të lëvizur për në punë kur mbyllja e plotë nga COVID-19 përfundon në 11 maj.

Një iniciativë nga ministria e energjisë dhe transportit përfshin zhvillimin e korsive të përkohshme të biçikletave dhe subvencione me vlerë 21.94 milionë dollarë në drejtim të kostos së riparimeve.

 

----- ----