Ballina Sport Blerjet në stola, Reali “i vjetër” nis sezonin me fitore

Blerjet në stola, Reali “i vjetër” nis sezonin me fitore

20
SHPËRNDAJE

Pas paraqitjesh aspak bindëse gjatë miqësoreve të verës, Reali i Madridit ka ndryshuar fytyrë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit spanjoll, teksa ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën e vështirë përballë Celta Vigos.

Karim Benzema shënoi golin e parë sezonal për madrilenët në minutën e 12’ të sfidës, pas një asisti të marrë nga Gareth Bale, me uellsianin që ishte në krye të listës së të padëshiruarve, por sot e nisi si titullar dhe nuk zhgënjeu.

Në minutën e 56’ gjërat u komplikuan për skuadrën e Zidane, pasi kroati Luka Modriç u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR të një ndërhyrjeje të rëndë ndaj kundërshtarit në krah, por vetëm 5 minuta më vonë ishte Toni Kroos që gjeti golin e dytë, pas një asisti të Marcelos.

Në minutën e 80’ Reali gjeti edhe golin e tretë me anë të Lucas Vasquez, që shënoi pas një asisti të francezit Benzema, ndërsa goli i Losada për vendasit në minutat shtesë, shërbeu vetëm për sodisfaksion personal të futbollistit.

Reali i Madridit e nis kështu më këmbën e mbarë sezonin e ri, duke marrë 3 pikë të plota, ndonëse në formacion nuk ishte asnjë nga blerjet e shumta të merkatos verore, teksa vetëm serbi Joviç u aktivizua në minutat e fundit të takimit.

The post Blerjet në stola, Reali “i vjetër” nis sezonin me fitore appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----