Ballina Lajme nacionale Blerim Latifi e quan spekulim idenë për ndryshim të kufijve

Blerim Latifi e quan spekulim idenë për ndryshim të kufijve

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Blerim Latifi thotë se ideja për ndryshim të kufijve është spekulim.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Blerim Latifi tha se deri më sot nuk ka asnjë dokument me anë të cilit shihet se ka ide për ndryshim të kufijve.

Latifi në Debat Plus ku po debatohet për idenë e ndryshimit të kufijve tha se e gjithë ato që janë folur vitin e kaluar dhe këtë vit në lidhjen me ndryshim të kufijve janë spekulime.

Sipas tij PDK dhe lideri i saj Kadri Veseli ka insistuar vazhdimisht që për këtë cështje Kosova të flas me një zë në bazë të arsyes shtetërore.

Latifi tha se me kufij nuk duhet të bëhet hajgare dhe se Kushtetuta i definon kufijtë e Kosovës dhe se në asnjë moment nuk guxon të dal nga këto parime.

“Shtetet serioze nuk flasin me spekulime, por me dokumente”, ka thënë Latifi.

Sipas tij përderisa nuk ka një ide zyrtare mbi tavolinë nuk duhet të lejohet që të tallen me këtë çështje që Latifi e quan serioze.

---- ----
----
----- ----
-----