Ballina LifeBizare Blenë një divan 15 euro, ajo çfarë gjetën brenda iu ndryshoi jetën

Blenë një divan 15 euro, ajo çfarë gjetën brenda iu ndryshoi jetën

79
SHPËRNDAJE

Reese, Cally dhe Lara shokë dhome u detyruan të blinin një divan të përdorur, pasi nuk kishin buxhet të mjaftueshëm për të blerë një të ri.

Por, për fatin e tyre, divani me tre hapësira që e blenë për vetëm 15 euro, kishte brenda tij 36 mijë dollarë.

Ata e bënë zbulimin e “thesarit” pasi vunë re se mobilja nuk ishte dhe aq e rehatshme. Papritmas të rinjtë filluan të vërenin disa maja dhe vendosën ta hapnin për të parë çfarë kishte brenda.

Si përfundim, ata e kuptuan se tashmë mund të blinin dhe një divan të ri po të donin, pasi brenda të vjetrit gjendeshin qindra zarfe të mbyllura me 100 $ , shumë kjo që përfundoi në 36 000 euro për të gjithë zarfet.

Divani i përkiste një gruaje të moshuar, e cila kishte gjithë jetën që ruante para. Por, bijtë e saj që nuk e dinin për “kasafortën” vendosën ta shisnin mobilien e vjetër për të blerë një të re.

-----